Lejleku i ditës së djeshme solli tek Spitali Lindja, nëntë foshnje shëndetmirë.
Në mesin e shumë lajmeve që mund të jenë të lidhura me gjendjen aktuale nga pandemia Covid-19 dhe situata politike në vend, ka poashtu edhe lajme që sjellin gëzim – dita e premte ishte festë për nëntë familje, njofton Spitali Lindja.
Arja, Malea, Mal, Noel, Uliks, Ndrinë, Onar, Luel dhe Jon janë emrat për të porsalindurit.
Ndryshe, Spitali Lindja është formuar dhe udhëhiqet nga gjinekologu i famshëm, Dr. Dërgut Aliu, duke qenë një nga institucionet e para private të ofrimit të shërbimeve mjekësore në Kosovë. /Gazeta Shneta/