Jemi në kulmin e sezonit të verës dhe sigurisht keni planifikuar tashmë pushimet tuaja në det, por e vetmja gjë që mund të mungoj është barku juaj i përsosur. Gjendeni në vendin e duhur, ne kemi zgjidhjen për atë që dëshironi!
1. Eliminoni karbohidratet nga dieta juaj
Konsumoni ushqime që janë me proteina të larta dhe shmangni pasta dhe bukë, meqë nuk janë të preferueshme të futen në dietë.
2. Ulja e konsumit të qumështit
Nëse konsumoni shumë qumësht në baza ditore, ndoshta kjo është shkaku kryesor i fryrëzimit dhe gazrave. Në vend të kësaj, zgjidhni kos ose pak copë djathë dhe zvogëloni sasinë tuaj konsumuese të qumështit.
3. Zgjidhni frutat e duhura
Stomaku juaj mund të ketë vështirësi në tretjen e sasive më të mëdha të fruktozës, kështu që është e këshillueshme që të shmangni mollët ose dardhat, edhe pse ato janë të shëndetshme.
4. Ndaloni së konsumuari sasi të mëdha të kripës
Ju duhet të shmangni kripën dhe ushqimet e pasura me natrium, pasi ato e shtyejnë trupin të mbajë ujë të tepërt.