Shalqiri njihet si fruit me nivele të larta të vlerave ushqyese si dhe shërues i një sërë gjendjesh shëndetësore, përfshirë këtu edhe diarrean tek gratë shtatzëna.
Shalqiri është një fryt i pasur me ujë dhe me shumë pak yndyrë. 100 gramë shalqi përmbajnë vetëm 30 kalori, kështu që ne mund ta konsumojmë këtë frut pa frikën se do të shtojmë në peshë.
Përfitimet qe keni nga shalqiri bëjnë të mundur lehtësimin e shumë sëmundjeve të tjera. Duke qenë se është i pasur me shumë hekur dhe vitamina, ndihmon në lidhje me aneminë duke i dhënë energji nënës në ditët më të nxehta.
Dieta e shalqirit nuk është e përshtatshme për një grua shtatzënë. Ashtu si të gjitha dietat, është mirë që të flisni me një specialist për të shmangur problemet shëndetësore./pernenat.al/