Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nëse gëlltitet çamçakëzi, a mbetet përgjithmonë në bark?

Jetë 10/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Aftësia e tij për t’u ngjitur bëri që të shpëtohet jeta e disa ushtarakëve, një histori e ngjashme për filma.

Në vitin 1911, një avion britanik i Royal Force po fluturonte mbi Atlantik kur ekuipazhi zbuloi një rrjedhje. Për të mbushur këtë vrimë, ata nisën që të përtypin sa më shumë çamçakëz, pasi nuk kishin materiale tjera.

Kështu thuhet në një libër. Masa ngjitëse e krijuar mbushi vrimën dhe avioni arriti pa probleme në destinacion.

Por kjo histori kaq fantastike bën që të ngresh dyshime: a duhet të përtypësh një çamçakëz kur është kaq ngjitës?

Prindërit dhe miqtë thonë se nuk duhet bërë kurrë diçka e tillë, pasi ai ngjitet në stomak dhe me kalimin e viteve krijon një top. Por nuk është kaq fatale.

Çamçakëzi ngjitet kollaj në sipërfaqe të tjera, por jo kaq lehtë në brendësi të trupit.

Në fakt pjesa e bardhë, ajo që ngjit, pasi sheqeri dhe përbërësit e tjerë përhapen në trup, bën një udhëtim mes zorrëve dhe përfundon aty ku përfundojnë të gjitha gjërat, për të cilat trupi nuk ka nevojë- në tualet.

Kjo vlen për shumicën e rasteve. Por nuk ka ndodhur kështu me një britanike, e cila u shtrua në një spital në Bristol. Gruaja 40- vjeçare nuk përtypte më.

Pasi e kontrolluan me endoskop, mjekët panë në ezofagun e saj një top rreth 5 centimetër të madh.

Pasi ia hoqën, pacientja tha se ajo gëlltiste çdo ditë tre paketa me çamçakëza. Ky është rast shumë i rrallë.

Mjekët thonë se rreziku i vërtetë i çamçakëzit është rasti i një gruaje 21- vjeçare, e cila nisi të kishte probleme të mëdha. Ajo u dobësua dhe peshonte vetëm 40 kilogramë. Shkonte 12 herë në ditë në banjë dhe u detyrua të shtrohej në spital.

Shkaku i këtij problemi: çamçakëzi pa sheqer. Ajo përtypte rreth 16 çamçakëza në ditë dhe në këtë mënyrë merrte çdo ditë rreth 20 gram sorbitol, një lëndë që shërben për ëmbëlsimin e çamçakëzit.

Lëvizja e këtij alkooli të ëmbël drejt stomakut e më pas zorrëve shkaktonte diare.

Të tilla raste janë të shumta në klinika. Megjithatë, çamçakëzi ka një efekt pozitiv në këtë drejtim, sidomos për ata që janë kaps.

 

Artikulli paraprakMenopauza mund të vijë më shpejt sesa gratë mendojnë
Artikulli i rradhës Meshkuj, ja si përmirësohet cilësia e spermës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.