Ekziston për kohësh miti që në shtatëzani duhet të ushqehesh për dy persona. Por sa përkrahet kjo ide nga profesionistët shëndetësore ose nutricistët?
Mendohet të jetë e gabuar. Marrja e shumë kalorive përmes ushqimit është jo e shëndetshme si për ju ashtu edhe për fëmijën tuaj në rritje shkruan WebMD përcjell Gazeta Shneta.
Gjatë intervistës së zhvilluar nga burimi i cituar në fjalë, dietologe Julie Redfern tha se:
“Ky është një mit i vjetër, shumë gra që e besojnë këtë pjesën ‘ushqehu për dy persona’ përfundojnë duke marrë një peshë të tepruar”.
Ju me siguri duhet të rritni sasinë e disa lëndëve ushqyese të caktuara. Por ju keni nevojë vetëm rreth 300 kalori më shumë në ditë, thotë Redfern.
Nëse gjatë shtatëzënisë vendosni për më shumë peshë, ju rritni rrezikun për diabet gestacional, dhimbje shpine, tension të lartë dhe keni nevojë për lindje cezariane sepse foshnja juaj është më e madhe.
Andaj kontrolli i rregulltë dhe marrja e duhur e nutrientëve kryesore do i shërbente grave shtatzëna të përpunojnë një diete ushqyese të duhur për të dhe bebin në rritje. /Gazeta Shneta/