Gjendja shëndetësore mund të na identifikohet shumë lehtë përmes gjendjes së lëkurës sonë.
Duke filluar nga pjesëza që rriten deri te ndryshimet në ngjyrë, janë sinjale që na paralajmërojnë se jemi duke e neglizhuar shëndetin tonë. Mund të jetë një mungesë e nutrienëtëve por mund të sinjalizojnë edhe sëmundje më serioze si diabeti, sëmundje të zemrës, artriti, sëmundje autoimune madje edhe kancer, transmeton GazetaShneta.
Lishat
Paraqitja e lishave paralajmëron përkeqësim të shëndetit nëse ato shfaqen me ngjyra të ndryshme, kanë përmasa të mëdha dhe zgjerohen çdo herë e më shumë, shkruan MSN.
Gunga nën lëkurë
Nuk duhet t’i injoroni gungat e asnjë forme pasi që janë simptomat më të zakonshme të kancerit. Identifikimi sa më i hershëm i tyre mund të parandalojë sëmundjet kronike.
Viza të errëta në thonjë
Thonjtë mund të zbulojnë shumë për shëndetin tonë aq sa edhe lëkura. Shumica e ndryshimeve në thonjë mund të tregojnë për deficit të nutrientëve. Por nuk duhet t’i neglizhoni vizat e errëta sepse janë simptomë e kancerit të lëkurës.
Pika të bardha në thonjë
Ekzistojnë dy llojë të këtyre dy pikave: ato që janë në shtresën e thonjëve dhe pikat e bardha nën lëkurën e thoit. Rasti I parë mund të vijë si shkak i helmimit me arsenic përmes metaeleve dhe pse është rast I rrallë. Kurse rasti I dytë shfaqe si pasojë e problemeve me veshkë, mëlçi dhe zemër. Për t’I dalluar shtypeni gishtin, nëse ngjyra e bardhë qëndron enjejtë atëherë nuk është rast për shqetësim; në të kundërtën keni të bëni me gjendje më serioze.
Lëkurë e vrazhdë
Është simptomë e shpeshtë e kancerit të gjirit. E njejta gjendje e lëkurës sinjalizon edhe gjendjen e një diabeti jostabil. Kontrolli mjekësor do e identifikojë më qartë diagnozën.
Mavijosjet
Shpesh janë shenja që i shkaktojmë nga lëndimet fizike, por edhe nga medikamentet, humbja e peshës etj. Por kur ato fillojnë të ju shfaqen papritmas këto janë shenja të leukemsë; kjo sepse tregon se gjaku nuk ka aftës ta qarkullojë oksigjenin duke shkaktuar kështu ngjizje të gjakut që përfundon në mavijosje.
Shenja gjaku në sy
Mund të jetë një venë e thyer e gjakut që nuk paraqet arsye për shqetësim. Nëse këto shenja gjakore rishafqen më shpesh atëherë bëni mirë të kontrolloheni sepse tregon për tension të lartë të gjakut ose diabet. /GazetaShneta/