Të prekësh veten për të identifikuar nëse ke një gungë është një rutinë e këshillueshme që duhet të ndjekësh. Megjithatë, nuk është sinjali i vetëm që mund të identifikoni kancerin e gjirit.
Qëllimi nuk është të alarmohet, por të jeni e vëmendshme ndaj këtyre sinjaleve dhe të konsultoheni me mjekun specialist.
Një në 6 gra në Britani të Madhe identifikojnë kancerin e gjirit përmes një tjetër simptome që nuk është gung. Nga ana tjetër, një hulumtim i kryer nga ‘’Instituti Kombëtar i Kërkimit të Kancerit’’ shpjegoi se këto sinjale konsiderohen “atipike” nga ata që vuajnë, kështu që diagnoza e kancerit të gjirit zakonisht është vonë.
Nëse lëkura e gjinjve fillon të pësojë ndryshime, mund të jetë për shkak të tumorit malinj. Nëse ju ndjeheni me luspa ose më të trashë se lëkura normale është e këshillueshme që të konsultoheni me një specialist, transmeton Gazeta Shneta.
Një shenjë e kancerit të gjirit mund të jetë inversioni ose tërheqja e gjirit. 7 për qind e grave që janë diagnostikuar me kancer të gjirit në Mbretërinë e Bashkuar kanë identifikuar këtë sinjal dhe më pas janë diagnostikuar.
Nëse nuk jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, por thithkat kanë një lloj lëngu, atëherë mund të jetë për shkak të kancerit. Konsultohuni me një mjek specialist.
Vërejtje: Këto shenja nuk do të thotë se ju keni kancer të gjirit. Megjithatë, ato janë simptoma që duhet të merren parasysh. Nëse diagnoza e kancerit të gjirit është herët, do të jetë më e lehtë për tu luftuar./Gazeta Shneta/