Neurokirurgët në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK kanë operuar me sukses një pacient me kavernomë cerebrale.
Për këtë rast ka njoftuar drejtori i Klinikës Besnik Elshani, i cili ka thënë se rasti ishte mjaft sfidues por u krye me sukses, transmeton Gazeta Shneta.
Për këtë rast Elshani ka falënderuar stafin e klinikës si dhe bashkëpunimin nga anesteziologët.
Postimi i tij i plotë:
Të nderuar Profesionist Shëndetësor,
Klinika e Neurokirurgjisë pranë ShSKUK/së,po e përmbyll vitin me suksese pune profesionale dhe harmoni kolegiale!
Pamje nga operimi i një angio kavernome cerebrale sfiduese, që rezultoi me sukses!
Falenderim për ekipin operator dhe të gjithë kolegët Neurokirurg, stafin mbështetës, Anesteziologët dhe personelin e sallës operative!
Krenar me punën dhe përkushtimin e të gjithëve!