Ekspertët e shëndetit po paralajmërojnë për një tjetër rritje të rasteve me Covid këtë dimër. Ndërsa, ende nuk është e qartë se cili do të jetë ndikimi i variantit, ekspertët kanë disa rekomandime se si mund të qëndroni të sigurt gjatë dimrit.
Deri më tani, ka pak informacione sesi ndikon varianti Omicron në shëndetin e njerëzve shkruan VeryWell Health, transmeton Gazeta Shneta.
Çdo variant i virusit Covid ka karakteristika unike që duhen studiuar përpara se ekspertët të nxjerrin përfundime të gjera rreth tyre.
Por, ekzistojnë dy mënyra sesi ju mund të kujdeseni për shëndetin tuaj gjatë stinës së dimrit.
Vaksinimi është një nga mënyrat që mund t’ju mbroj nga varianti Omicron.
Ekspertët thonë se se të gjithë ata që kanë të drejtë të marrin një vaksinë kundër Covid duhet të vaksinohen, dhe ata që janë tashmë të vaksinuar duhet të marrin një dozë përforcuese.
Në anën tjetër, edhe mbajtja e maskës N95 duhet të jetë e nevojshme si në hapësirat e brendshme ashtu edhe në të jashtme./Gazeta Shneta/