Kalciumi është një nga mineralet kyçe që ju nevojitet gjatë shtatzënisë së bashku me vitaminat dhe mineralet e tjera.
Nevojat ndryshojnë sipas moshës dhe kalciumi i tepërt dhe i pakët mund të shkaktojnë komplikime, shkruan Very Well Family përcjell Gazeta Shneta.
Nevojat për kalcium ndryshojnë sipas moshës – edhe gjatë shtatzënisë.
Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG), rekomandon që nënat shtatzëna dhe gjidhënëse të moshës 19 vjeç e sipër të konsumojnë 1000 mg kalcium çdo ditë.
Kalciumi është një lëndë ushqyese e rëndësishme për trupin.
Foshnja juaj në zhvillim ka nevojë për kalcium për të formuar kocka dhe dhëmbë.
Në fund të fundit, ata po ndërtojnë një skelet të tërë. Kalciumi është gjithashtu një lëndë ushqyese e rëndësishme për zemrën, muskujt, nervat dhe hormonet e foshnjës tuaj.
Gjatë shtatzënisë, ju i jepni fëmijës tuaj të gjithë kalciumin që i nevojitet, kështu që kur konsumoni sasinë e rekomanduar të kalciumit çdo ditë ju po kujdeseni për fëmijën tuaj dhe veten. Nëse nuk merrni mjaftueshëm, mund të hasni në disa komplikime.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Sasia e ulët e kalciumit
Ju ndoshta nuk do të përjetoni ndonjë ndërlikim të madh të shtatzënisë nëse nuk konsumoni saktësisht sasinë e rekomanduar të kalciumit çdo ditë.
Mungesa e kalciumit ka më shumë gjasa të shkaktojë komplikime nëse është për shkak të një çështjeje shëndetësore si problemi i veshkave, operacioni ose nevoja për të marrë medikamente të caktuara.
Moskonsumimi i mjaftueshëm i kalciumit mund të çojë në:
– Presioni i lartë i gjakut gjatë shtatzënisë;
– Lindja e parakohshme;
– Pesha e ulët e lindjes;
– Mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në gishta;
– Rritja e ngadaltë e foshnjës;
– Fëmija nuk merr mjaftueshëm kalcium në kocka;
– Probleme me zemrën;
– Ngërçe të muskujve dhe këmbëve;
– Në raste të rralla rritet rreziku i frakturave të kockave.

Sasia e tepërt e kalciumit
Është e rrallë që të merrni shumë kalcium nga ushqimet që hani. Ju keni më shumë gjasa të merrni një sasi të tepërt të kalciumit nëse përdorni suplemente.
Është gjithmonë më mirë të flisni me mjekun tuaj për çdo vitaminë që po merrni në mënyrë që të shmagni mbidozën me mineralet e kalciumit.
Nëse jeni 19 vjeç e sipër, nuk preferohet të merrni më shumë se 2,500 mg kalcium çdo ditë dhe nëse jeni 18 vjeç ose më i ri, nuk preferohet të merrni më shumë se 3,000 mg në ditë.
Marrja e tepërt e kalciumit mund të shkaktojë:
– Kapsllëk.
– Gurët në veshka.
– Mund të ketë probleme me thithjen e mineraleve të tjera, të tilla si hekuri dhe zinku.
– Rrahje të parregullta të zemrës. /Gazeta Shneta/


