Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nga lodrat formuese deri tek larja e duarve me sapun; ja ç’mund të bëjnë fëmijët e vegjël për të zhvilluar trurin

Jetë 07/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Thuhet se truri i fëmijëve është një sfungjer që thith çfarëdolloj informacioni që i vjen nga bota e jashtme. Zhvillimi i tyre është me hapa galoponte në vitet e para të jetës dhe prindi duhet të jetë një promotor i zhvillimit intelektual, emocional, psikomotor e shoqëror të fëmijës. Komunikimi me ta është shumë i rëndësishëm, interaktiviteti i fëmijëve me fëmijët e tjerë, lodrat që vënë në punë aftësinë e tyre të të menduarit, janë të gjitha në dorë të prindit.

Një nga ushtrimet psikomotore më efikase që këshillohet për fëmijët, është larja e duarve me sapun dhe jo me solucione, kjo sipas pediatres Lira Gjika.  Ky veprim kaq i thjeshtë në dukje është një ushtrim për fëmijët.  Zhdërvjelltësimi i duarve nxit sistemin nervor qendror dhe atë periferik. Dora është organi, që zë sipërfaqen më të madhe në hartën e hypokampusit (në tru). Gjithashtu zhdërvjelltësimi i dorës është i lidhur direkt me të folurin.

Lira Gjika shkon deri në gjenezën e njerëzit tek përmend faktin se zhvillimi historik i qenie njerëzore e ka zanafillën pikërisht në zhdërvjelltësimin e dorës. Sa më shumë njeriu e përdorte dorën, aq më shumë mendonte dhe përqendrohej për të gjetur zgjidhje dhe për t’i komunikuar. Larja e duarve me sapun është një ushtrim i përkryer psikomotor. Rrotullimi i sapunit nëpër duar për të krijuar shkumëzimin, e nxit fëmijën të përqëndrohet në kombinimin e lëvizjeve, për të mos I rrëshqitur sapuni nga dora. Po ashtu, si larja e duarve me sapun edhe krehja e flokëve dhe larja e dhëmbëve, kanë të njëjtin efekt, janë ushtrime psikomotore shumë efikase. Prindër! Nxitini fëmijët ti kryejnë këto veprime, sa të rëndësishme për higjienën vetjake, po aq të rëndësishme për zhvillimin psikomotor.

Artikulli paraprakSi të bëheni mami më “fun” në lagje
Artikulli i rradhës Kanceri i gjirit më prezent tek gratë që sapo kanë lindur

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.