Marrëdhëniet seksuale PLOTËSISHT ndërpriten, nëse:
1 Ekziston rreziku nga dështimi spontan apo nga lindja e parakohshme;
2 Ekziston placenta previa;
3 Shtatzëna ndien dhembje gjatë aktit seksual;
4 Paraqitet gjakrrjedhje pas aktit seksual apo kullim i dyshimtë.
Për çdo rast, nëse ekziston edhe dyshimi më i vogël, duhet shkuar për konsultime te gjinekologu, sepse asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti, si i nënës, ashtu edhe i bebes.
Mirëpo, nuk duhet të dëshpëroheni, por të kërkoni mënyra të reja të shfaqjes së dashurisë dhe të butësisë.
Pozita më e përshtatshme dhe seksi – teknikat me barkun e madh
Pozita e përshtatshme, pos ekzistimit të dëshirës së dyanshme seksuale, duhet të jetë edhe kujdesi më i madh.
Ndonjëherë është e vështirë të realizohet, posaçërisht nga përfundimi i shtatzënësisë, kur barku i shtatzënës i ngjan pothuajse një kodre, të cilën mund ta kapërcejë vetëm personi që merret me aktivitete sportive.
Megjithatë, as mashkulli e as femra, nuk është e nevojshme të jenë gjimnastë të shkëlqyer – u nevojitet vetëm pak të hulumtojnë.