Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ngjarje e rëndë në Shkodër, nëna mbyt foshnjen e porsalindur në lumin Kir

Lajme 07/01/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, pasi një 32-vjeçare ka hedhur foshnjën e saj në lumin Kir.

Trupi i pajetë i foshnjës u gjet në lumin Kir  në vendin e quajtur Postribë, pas kontrolleve gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm

Dyshohet se 32-vjeçarja e ka hedhur atë në lumë gjatë natës, ndërsa sot është arrestuar nga policia.

Oriana Gremi, banuese në fshatin Myselim e lindi foshnjën më 30 dhjetor.

Ajo akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, ndërsa materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

32-vjeçarja është nga Fieri ndërsa jetonte tek dajat në Postribë të Shkodrës. Më datën 3 janar ka dalë nga materniteti ku rezulton të ketë kryer dalje të rregullt nga spitali me procedura spitalore.

Ajo ka deklaruar se nuk ka pasur mundësi për ta mbajtur fëmijën prandaj e ka hedhur në ujë. Sipas informacioneve, gjendja e saj psikologjike është shumë e rënduar.

“Hodhi në lumin Kir foshnjën e saj, vihet në pranga për vrasje, 32-vjeçarja. Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në inteligjencën informative, se mbrëmjen e djeshme, një shtetase dyshohet se kishte braktisur foshnjën e saj, të seksit mashkull, të lindur më datë 30 dhjetor 2022, dhe mund ta hidhte në lumin Kir, kanë organizuar punën për verifikimin e këtij informacioni të marrë. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shtetasen O. G., 32 vjeçe, banuese në fshatin Myselim. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i kësaj shtetaseje, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë./ Top Channel

Artikulli paraprakTre gjëra që duhet t’i keni parasysh pas lindjes
Artikulli i rradhës Vdes nga sulmi në zemër kardiologu kujdestar në Spitalin e Pejës

Ju sugjerojmë

Tre persona nga Vushtrria zhduken gjatë rrugës nga Shkupi drejt Kosovës

19/07/2026 Lajme

Prej dy muajsh mungon Palbociclibi në Onkologji

19/07/2026 Lajme

Tre të plagosur me thika brenda 24 orëve në QKUK, alarmon kirurgu torakal Demaçi

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.