Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ngjyra e menstruacioneve zbulon ndryshime të rrezikshme në trupin e femrës

Femina 04/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me siguri keni vënë re që gjatë një cikli menstrual ngjyra e gjakut ndonjëherë është më e hapur, ndonjëherë më e errët si dhe shumica e femrave ballafaqohen me gjakderdhje në formë të pikave gjatë ciklit.

Ajo që mund të jetë faktor përcaktues i ndonjë nga këto çrregullime, është ngjyra e gjakut dhe nëse vëreni ndonjë ndryshim të pazakontë, kontaktoni mënjëherë mjekun tuaj.

  • Rozë –Ngjyra e gjakut rozë është karakteristikë për mbarimin e ciklit menstrual ose për shkak se paraqitet më herët, mund të jetë shenjë e shtatzënisë së hershme, çrregullimeve hormonale apo sëmundjeve të rrezikshme të organeve riprodhuese, kështuqë është më mirë të vizitoni një gjinekolog.
  • E kuqe e ndritshme – Nëse kjo është ngjyra standarde e gjakut gjatë ciklit, mos u shqetësoni- është krejtësisht normale. Problemi lind kur gjakderdhja zgjat më shumë se një javë dhe gjaku nuk bëhet rozë e hapur dhe nuk zbehet. Në rast të tillë drejtohuni tek mjeku.
  • E kuqe e errët – Edhe ngjyra e kuqe e errët është plotësisht normale, sidomos në mes të ciklit menstrual. Nëse ngjyra nuk zbehet me kalimin e ditëve dhe vazhdon të rrjedh gjak më shumë se zakonisht, kjo mund të jetë një shenjë e hershme e abortit tek gratë shtatzëna, ose në rastin më të keq – prania e tumoreve në trup.
  • E kuqe – portokalli – Kjo ngjyrë është me të vërtetë një dukuri e pazakontë, kur bëhet fjalë për menstruacione dhe zakonisht i referohet ndonjë infeksioni. Me këtë nuancë ngjyre, përcjellet zakonisht edhe aromë e pakëndshme e cila është shenjë se duhet ti drejtoheni mënjëherë mjekut.
  • E kaftë në të zezë – Edhepse ndoshta mund të ju tingëllojë keq, ngjyra e kaftë e errët në gjak, në fakt është gjaku i vjetër i mbetur, që nuk ka arritur të pastrohet e të dalë dhe është mbajtur për arsye të ndryshme në mitër. Këtë mund ta vëreni nëse peroidat tuaja janë vonuar për disa ditë. Në përgjithësi kjo është normale, por nëse vëreni ngjyrë portokalli apo të zbehtë, kjo mund të jetë padyshim shenjë e infeksionit.
  • Gjakderdhje të rënda – Në shumicën e femrave, të paktën një ditë nga tërë cikli pasohet me gjakderdhje të madhe në krahasim me ditët tjera. Zakonisht, kjo është dita e dytë apo e tretë dhe është krejtsisht normale. Nëse gjakderdhja nuk ndalon gjatë tërë javës me sasi të mëdha të humbjes së gjakut, duhet ta informoni mjekun për gjendjen tuaj.
  • Gjakderdhje në formë të pikave – Nëse në brekët tuaj apo pecetën higjienike vëreni njolla gjaku, ndërsa nuk e keni kohën e menstruacioneve, drejtohuni tek gjinekologu sa më shpejt të jetë e mundur, për shkak se kjo dukuri mund të jetë shenjë e rregullimeve hormonale apo shtatzënisë së hershme.
Artikulli paraprakE pabesueshme çka tregojnë gjurmët e buzëve për personalitetin tuaj
Artikulli i rradhës A fleni me apo pa sytjena? Duhet ta lexoni këtë gjithsesi

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.