Një studim i ri ka zbuluar se ngrënia e ushqimeve pas orës 21:00, veçanërisht kur shoqërohet me nivele të larta stresi, mund të ketë pasoja të rëndësishme për shëndetin e sistemit tretës dhe mikrobiomën e zorrëve.
Sipas studiuesve, nuk ka rëndësi vetëm çfarë hamë, por edhe kur hamë. Analiza e të dhënave nga dy projekte të mëdha kërkimore amerikane tregoi se personat me stres të lartë që konsumonin më shumë se 25% të kalorive ditore pas orës 21:00 kishin dukshëm më shumë gjasa të përjetonin probleme me funksionimin e zorrëve, si kapsllëku ose diarreja, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Rezultatet treguan se stresi i lartë rritet me rreth 32% rrezikun e çrregullimeve të zorrëve. Kur ai kombinohej me ngrënien e vonshme, rreziku bëhej 1.7 deri në 2.5 herë më i lartë. Kjo sugjeron se stresi dhe koha e vakteve ndikojnë së bashku në komunikimin mes trurit dhe sistemit tretës.
Studiuesit theksojnë se edhe konsumimi i ushqimeve të konsideruara të shëndetshme gjatë natës mund të prishë ritmin biologjik 24-orësh të organizmit.
Studime të mëparshme kanë lidhur çrregullimet e këtij ritmi me sëmundje kronike, përfshirë problemet kardiovaskulare, demencën dhe disa forma të kancerit. /Gazeta Shneta/


