Nivelet e shumë barnave antiepileptike në gjak, të përdorura zakonisht – bien në mënyrë dramatike me fillimin e shtatzënisë, raportojnë studiuesit nga Universiteti i Pittsburgh dhe Universiteti i Minesotës në revistën ‘JAMA Neurology’.
Gjetjet të mbledhura si pjesë të studimit shumëqendror ‘Maternal Outcomes and Neuro developmental Effects of Antiepileptic Drugs’ (MONEAD), shpjegojnë pse shumë gra me epilepsi fillojnë të përjetojnë kriza të reja pas konceptimit, duke përforcuar nevojën për të rritur në mënyrë proaktive doza të disa barnave kundër konvulsioneve dhe monitorimin nga afër të gjakut gjatë shtatzënisë, përcjell Gazeta Shneta.
“Pothuajse gjysma e të gjitha shtatzënive në Shtetet e Bashkuara janë të paplanifikuara, kështu që është e rëndësishme të sigurohet që mjekët të kenë një pasqyrë të qartë të nivelit bazë të barnave të çdo pacienteje edhe nëse ato nuk po përpiqen të mbeten shtatzënë.”
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Epilepsia është një gjendje neurologjike që ndryshon jetën, duke prekur fëmijët dhe të rriturit njësoj dhe dy të tretat e rasteve nuk kanë një shkak të njohur. Tek njerëzit me epilepsi, qelizat nervore në tru janë hiper-reaktive, duke i bërë ata të ndryshojnë modelin e aktivitetit të tyre elektrik dhe të bëhen spontanisht aktive, miliona qeliza në të njëjtën kohë. Ndër të tjera, epilepsia, manifestohet në kriza, të cilat mund ta bëjnë një person të çorientohet, të humbasë vetëdijen dhe në disa raste, të përjetojë lëvizje të gjymtyrëve ose ngurtësi.
Menaxhimi klinik i epilepsisë ka pasur një histori të ngarkuar mjekësore, të shoqëruar nga mite dhe stigma gjatë shekujve. Shumë njerëz me epilepsi mbeten të padiagnostikuar ose nën-trajtuar. Edhe pse krizat epileptike shpesh mund të kontrollohen me sukses me medikamente, barnat e gjeneratës së parë kishin një mori efektesh anësore të rrezikshme dhe ishin kundërindikuar për gratë që përpiqen të mbeten shtatzënë.
“Identifikimi se cilat medikamente kundër konvulsioneve mund të kenë ndryshime në përqendrime dhe në cilën pikë të shtatzënisë ndodhin këto ndryshime, është e rëndësishme për të përcaktuar se cilat nga pacientet mund të kenë nevojë të monitorohen më nga afër gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes,” tha autorja Dr. Angela Birnbaum, nga fusha e farmakologjisë eksperimentale dhe klinike në Universitetin e Minesotës. /Gazeta Shneta/