Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tre doza të vaksinës Pfizer/BioNTech për COVID-19, më efektive se dy të vetme

Jetë 14/02/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i Kaiser Permanente i botuar më 14 shkurt 2022 në ‘The Lancet Regional Health-Americas’, zbuloi se pas një muaji nga marrja e dozës së tretë, vaksina Pfizer/BioNTech dha efikasitet më të lartë kundër infeksionit dhe shtrimit në spital sesa dy doza e para të vaksinës.

“Kur shikuam efektivitetin e dy dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech kundrejt tre dozave, ne shohim një përfitim që e tejkalon atë të arritur vetëm me dy doza,” tha Sara Y. Tartof, epidemiologe në Kaiser Permanente, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Ky studim vlerësoi serinë primare të dy dozave të efektivitetit të vaksinimit Pfizer/BioNTech ndaj COVID-19 kundër infeksionit, shtrimit në spital dhe vdekjes deri në tetë muaj pas vaksinimit, dhe gjithashtu vlerësoi efektivitetin e tre dozave të vaksinës deri në tre muaj pas imunizimit.

Për të vlerësuar efektivitetin, ky studim kërkimor vlerësoi të dhënat elektronike shëndetësore të 3.1 milion anëtarëve të Kaiser Permanente në Kaliforninë Jugore nga 14 dhjetor 2020 deri më 5 dhjetor 2021.

Gjatë periudhës së studimit, 197,535 (6.3 përqind) pacientë u infektuan me SARS-CoV -2 dhe prej tyre 15786 (8 për qind) janë shtruar në spital. Ndër të tjera, gjatë kësaj periudhe të studimit, varianti mbizotërues ishte Delta, dhe jo Omicron.

Efektiviteti i vaksinës me dy doza kundër infeksionit ra nga 85 përqind gjatë muajit të parë pas vaksinimit, në 49 përqind pas tetë muajve nga imunizimi.

Efektiviteti i vaksinës me tre doza ishte 88 për qind kundër infeksionit dhe 97 për qind kundër shtrimit në spital brenda tre muajve të parë pas vaksinimit.

“Ajo që shohim nga ky hulumtim është se ndikimi në shëndetin publik i një doze të tretë për të parandaluar sëmundjet e rënda është thelbësore,” tha epidemiologe Tartof.

“E rëndësishmja, të gjitha studimet që kanë vlerësuar efektivitetin e vaksinës së një doze të tretë – duke përfshirë studimin tonë – kanë treguar një përmirësim domethënës në efektivitetin e vaksinës kundër një game të gjerë të rezultateve SARS-CoV-2.” /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi të jetoni më të shëndetshëm, katër ushqimet që ndikojnë në imunitetin tuaj
Artikulli i rradhës Nivelet e barnave antiepileptike në gjak, bien gjatë shtatzënisë, duke rrezikuar drejt krizave të reja epileptike

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.