Në një sondazh të publikuar në PLOS ONE është zbuluar se gratë shtatzëna, edhe pas lindjes, raportuan nivele të larta të depresionit, ankthit dhe stresit post-traumatik gjatë pandemisë Covid-19.
Nga gjithsej 6,894 gra nga 64 vende morën pjesë në këtë sondazh dhe një numër i konsiderueshëm i grave shtatzëna shënuan 31 përqind ankth dhe depresion, 53 përqind vetmi dhe 43 përqind stres post-traumatik shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Për shkak të përhapjes së jashtëzakonshme të Covid-19, gratë shtatzëna kanë pasur një kujdes të dukshëm duke marrë parasysh se gjatë fillimit të pandemisë kishte shumë pak informacione rreth ndikimit të Covid-19 gjatë shtatzënisë dhe në zhvillimin e foshnjes.
Edhe periudha pas lindjes konsiderohet e njejtë sikurse gjatë shtatzënisë, veçse më e vështirë.
Kjo për faktin se pamundësia për t’u takuar me të afërmit për të kërkuar mbështetje e sidomos kur jeni nënë për herë të parë ka qenë shumë e vështirë.
Ndikimi i stresit perinatal
Është e njohur se nivelet e larta të stresit për një nënë gjatë shtatzënisë ka potencialin të ndikojë te foshnja.
Dr.Elizabeth Nertherton shton se stresi gjatë shtatzënisë shoqërohet me rezultate negative si, lindje të parakohshme, peshë e ulët e foshnjes dhe ndërlikme gjatë lindjes.
Mes tjerash, Dr.Netherton shtoi se stresi gjatë shtatzënisë ndikon në zhvillimin e fëmijës duke shkaktuar ADHD dhe çrregullime të humorit dhe ankthit./GazetaShneta/