Një studim i ri i realizuar nga hulumtuesit të Universitetit të ‘Queen’s Belfast’ ka gjetur nivele shqetësuese të larta të arsenikut në ushqime të orizit, të tregtuara për bebe.
Në vitin 2016, BE vendosi një kufi maksimal për sasinë e arsenikut inorganik në ushqime në përpjekje për të parandaluar rreziqet e shoqëruara shëndetësore. Arseni inorganik është një kancerogjen i njohur shkruan Bellybelly.au transmeton Gazeta Shneta.
Hulumtimi i ri, megjithatë, nxjerr në pah faktin që pak ka ndryshuar limiti i përcaktuar sipas BE-së dhe rreth 50% e ushqimeve me oriz për fëmijë ende përmbajnë nivele të rrezikshme të arsenikut inorganik.
Ekspozimi ndaj arsenikut inorganik dihet se rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe dëmtimit të sistemit nervor. Bebet dihet se janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj rreziqeve shëndetësore që lidhen me arsenikun.
Studiuesit krahasuan nivelet e arsenikut që gjenden në mostrat e urinës së bebeve. Ata gjetën se bebet që ushqeheshin me formula kishin përqendrime më të larta të arsenikut të pranishëm në urinën e tyre.
Poashtu, bebet të cilat kishin filluar ushqime të ngurta u zbuluan se kishin urinë në nivele të larta të tyre me arsenik, gjë që nënvizoi lidhjen midis produkteve të orizit për fëmijë dhe ekspozimit ndaj arsenikut.
Studiuesit po bëjnë thirrje që prodhuesit të etiketojnë qartë produktet me nivelet e arsenikut në mënyrë që prindërit të marrin vendime të informuara në lidhje me ushqimet që i marrin për fëmijët e tyre. /Gazeta Shneta/