Tani e tutje do të mjaftojë vetëm një analize e thjeshtë e gjakut të nënës për të mësuar seksin e fëmijës që pritet të vijë në jetë, që në tremujorin e parë të shtatzanisë.
Një lajm i bukur dhe veçanerisht i rëndësishëm në rastin kur ekziston rreziku i transmetimit të ndonjë sëmundje gjenetike të trasheguar që zhvillohen sipas rastit mashkull apo femër, transmeton Gazeta Shneta.
Për të kryer këtë analizë të thjeshtë e cila bazohet në vlerat e enzimave të caktuara, kanë qënë kërkuesit e departamentit të “Obstetrikës dhe Gjinekologjisë” nga “Cheil General Hospital” dhe nga Qëndra Shëndetësore e Gruas të universitetit “Kwan Dong School of Medicine” në Seul (Korea e Jugut).
Enzimat në fjalë janë DYS14 dhe GAPDH, dhe në bazë të nivelit të tyre në gjakun e nënës është e mundur të përcaktohet me siguri nëse fetusi është i seksit mashkull ose femër, pa pritur rezultate, ndonjëherë jo të sakta, të ekografise dhe pa patur nevojë përdorja e teknikave invazive si në të kalauren.
Disa muaj më parë 203 gra të zgjedhura për eksperimentimin e testit, kanë lindur të gjitha fëmijët meshkuj dhe femra sipas “parashikimit”.
Rëndësia e këtij testi të ri është mbi të gjitha i lidhur me sëmundje të trasheguara, siç shpjegon Dr.Hyun Mee Ryu, koordinatore e studimit korean; “Së pari, ndyshe nga amniocentesis, nuk është invazive dhe nuk sjell një rrezik të abortit. Vev kësaj, lejon zbulimin e hershëm të anomalive kromozomale. Për më tepër përcaktimi i besueshëm i seksit të fetusit përmes ekografisë nuk mund të kryhet në tremujorin e parë, sepse zhvillimi i organeve gjenitale të jashtëm nuk është i plotv. Prandaj ky test mund të zvogëlojë nevojen për proçeduren invasive tek gratë shtatzanë mbartëse të anomalisë kromozomike X dhe të qartësojv rezultatet jo-bindëse të ekografisë”. / Gazeta Shneta /