Një kompani e birrës ka gjetur një mënyrë perfektë për të shpërblyer lojtarët e futbollit amerikan, të cilët kanë humbur dhëmbët e tyre gjatë betejave në fushën e gjelbër.
Zyrtarët e Salta Beer thanë se dëshironin t’ua dhuronin sërish dhëmbët e humbur lojtarëve, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Por dhurata nuk do të jetë një dhëmbë i zakonshëm, por një implant dentar i krijuar veçanërisht për të shërbyer si çelës birre.
Dentisti Sebastian Juri ka deklaruar se dhëmbi do të jetë në gjendje ta kryej funksionin e tij.
Deri tani janë paraqitur tre lojtarë për ta vendosur këtë lloj dhëmbi në vend të atyre që i kanë humbur. /Gazeta Shneta/