Një e treta e pacientëve të infektuar me Covid-19 kanë shfaqur probleme në lidhje me shëndetin mendor, raportuan studiuesit.
Ata zbuluan se 34% e pacientëve u diagnostifikuan me një problem neurologjik brenda gjashtë muajve pas infektimit të tyre shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Studimi, i botuar në Lancet Psychiatry, tregoi se ankthi (rreth 17%) dhe çrregullimet e humorit (rreth 14%) janë identifikuar kryesisht tek pacientët.
“Rezultatet tona tregojnë se çrregullimet psikiatrike janë më të zakonshme pas Covid-19 sesa pas gripit ose infeksioneve të tjera të frymëmarrjes.Tani duhet të shohim se çfarë ndodh pas gjashtë muajve.”
“Studimi nuk mund të zbulojë mekanizmat e përfshirë, por tregon nevojën për t’i identifikuar ato, me qëllim të parandalimin apo trajtimit të tyre”, tha Maxime Taquet, bashkëautor i studimit./GazetaShneta/