Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga coronavirusi përderisa 1 mijë e 390 qytetarë të tjerë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 nga 3 mijë e 716 mostra të testuara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 871 qytetarë të infektuar me COVID-19.
Autoritetet bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 218 doza të vaksinavë anti-COVID.
Deri më tani me një dozë janë vaksinuar mbi 903 mijë qytetarë, me dozën e dytë mbi 824 mijë qytetarë, me të tretën mbi 104 mijë qytetarë ndërsa me dozën e katërt mbi 988 qytetarë.
Për më tepër se një vit, që nga fillimi i vaksinimit në Kosovë e deri më tani, janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave anit-COVID.
Aktualisht në nivel vendi janë mbi 9 mijë e 200 raste aktive me COVID-19. /Gazeta Shneta/