Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një në katër të rritur me diabet tip 2 mund të ketë humbje të dëgjimit

Jetë 08/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një rishikim i ri shkencor sugjeron se humbja e dëgjimit mund të jetë një ndërlikim i nënvlerësuar i diabetit tip 2. Studiuesit vlerësojnë se rreth një në katër të rritur me këtë sëmundje jeton me dëmtim të rëndësishëm të dëgjimit.

Analiza, e publikuar në revistën “Diabetes Metabolism Research and Reviews”, përfshiu 29 studime me më shumë se 17 mijë pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës. Rezultatet treguan se personat me diabet tip 2 kishin më shumë se dy herë gjasa të zhvillonin humbje klinikisht të rëndësishme të dëgjimit krahasuar me ata pa diabet, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se këto të dhëna nuk provojnë se diabeti shkakton drejtpërdrejt humbjen e dëgjimit, pasi analizat u bazuan në studime vëzhguese. Ato tregojnë vetëm një lidhje të fortë mes dy gjendjeve.

Aktualisht, kujdesi rutinë për diabetin përfshin kontrolle për dëmtimet e syve, veshkave dhe nervave, por dëgjimi zakonisht nuk monitorohet në mënyrë sistematike. Autorët e studimit argumentojnë se testet e dëgjimit duhet të bëhen pjesë e kontrolleve standarde për pacientët me diabet, në mënyrë që problemet të zbulohen më herët.

Sipas studiuesve, lidhja mes diabetit dhe dëmtimit të dëgjimit mund të shpjegohet me nivelet e larta të sheqerit në gjak, të cilat me kalimin e kohës mund të dëmtojnë enët e vogla të gjakut dhe nervat që furnizojnë veshin e brendshëm. Ky proces është i ngjashëm me mënyrën se si diabeti shkakton dëmtime në sy, veshka dhe nerva periferikë.

Studimi zbuloi se rreziku ishte veçanërisht i lartë te personat nën moshën 60 vjeç, të cilët kishin rreth tre herë më shumë gjasa të kishin humbje mesatare deri të rëndë të dëgjimit krahasuar me bashkëmoshatarët pa diabet.

Rritja e rrezikut u vu re edhe te njerëzit që kishin jetuar me diabet për më pak se 10 vjet, duke sugjeruar se ndryshimet në dëgjim mund të fillojnë më herët nga se mendohej.

Shenjat e hershme të humbjes së dëgjimit të lidhur me diabetin përfshijnë vështirësi në ndjekjen e bisedave në ambiente me zhurmë, kërkesën e shpeshtë që të tjerët të përsërisin fjalët, rritjen e volumit të televizorit ose telefonit dhe lodhjen pas bisedave për shkak të përpjekjes së shtuar për të dëgjuar.

Ekspertët këshillojnë që personat me diabet të mos presin derisa problemi të përkeqësohet, por të kërkojnë një kontroll të dëgjimit nëse vërejnë ndryshime.

Zbulimi i hershëm mund të mundësojë përdorimin më të shpejtë të aparateve të dëgjimit dhe të ndihmojë në parandalimin e izolimit social dhe vështirësive në komunikimin e përditshëm. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakMjeku gjerman dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e 15 pacientëve
Artikulli i rradhës Vetëm 20 minuta në natyrë mund të ulin stresin dhe të forcojnë organizmin

Ju sugjerojmë

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Gjashtë mënyra të thjeshta që i ndihmojnë fëmijët të duan më shumë perimet gjatë gjithë jetës

08/07/2026 Jetë

Vetëm 20 minuta në natyrë mund të ulin stresin dhe të forcojnë organizmin

08/07/2026 Jetë

Keni vështirësi me përqendrimin dhe kujtesën? Pesë zakone që ndihmojnë të ktheni qartësinë mendore

08/07/2026 Jetë

Cigaret elektronike mund të dëmtojnë mushkëritë e të rinjve po aq sa duhani

08/07/2026 Jetë

Konsumi i kafesë lidhet me rrezik më të ulët për sëmundjet e mëlçisë

08/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.