Një nënë nga Mbretëria e Bashkuar ka postuar në rrjetin social Facebook se si aksidentalisht ka futur një të huaj në shtrat duke menduar se është djali i saj.
Juliet Jarvis 49 vjecare e ndihmoj një të ri që ishte i dehur dhe pothuajse lakuriq në një nga dhomat e saj të gjumit në fundjavën e shkuar.
“Kur unë i dhashë atij një hap, ai më falënderoj, dhe thash me vete sa i mirë po tregohet djali im Stewarti”.
Mirëpo vetëm pas disa çasteve pashë që makina e djalit tim nuk ishte në oborr, kjo më vuri në dyshime por ishin aq të ngjashë tregon më tej kjo grua, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërkohë në mëngjes burri i saj shkon lartë, dhe në dhomë të gjumit gjen një djalosh që ai nuk e njihte, pasi që ai nuk ishte djali i tyre, derisa ai u përzë nga burri i saj dhe djaloshi i quajtur Marc la të gjitha gjërat në shtëpinë e saj.
Gruaja kujton këtë histori gjatë intervistës dhënë për “The Sun” ndërsa ajo thotë se djaloshi kishte një mënyrë të sjelljes jo të natyrshme./Gazeta Shneta/