Shtatzënia është sigurisht një nga përvojat më të veçanta dhe më të këndshme për çdo grua. Gëzimi i mëmësisë është një ndjenjë e pashembullt dhe diçka që një nënë e vlerëson për tërë jetën e saj!
Kur mbeteni shtatzënë, ka disa ndryshime që ju përqafoni, të cilat me të vërtetë mund të bëjnë mrekulli për shëndetin dhe mirëqenien tuaj shkruan FirstCryParenting.
Përfitimet shëndetësore të shtatzënisë janë jo vetëm të papritura, por edhe shumë të dobishme transmeton Gazeta Shneta.
Për një zemër të shëndetshme
Një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të zemrës për gratë është mungesa e estrogjenit.
Shtatzënia rrit nivelin e estrogjenit në trupin tuaj, duke zvogëluar kështu rreziqet e sëmundjeve të zemrës.
Periudhat menstruale janë shumë më të lehta se më parë
Shumica e grave kanë raportuar se ngërçet e periudhës ulen ndjeshëm pas lindjes, veçanërisht nëse bëhet fjalë për një lindje normale.
Rreziqet më të vogla të kancerit
Ndryshimet që ndodhin gjatë shtatëzanisë kanë një ndikim pozitiv në shëndetin tuaj, madje ulin rrezikun e rritjeve të caktuara kancerogjene.
Ndryshimet hormonale për shkak të ushqyerjes me gji dhe shtatëzënësisë zvogëlojnë rreziqet e shfaqjes së kancerit të vezoreve dhe endometrisë, duke e bërë atë një nga përfitimet më të mëdha për të mbetur shtatzënë.
Redukton efektin e Sindromit Policistik Ovarian
Ndërsa kjo mund të mos jetë e zbatueshme për të gjithë, disa gra që vuajnë nga Sindroma e vezoreve polististike kanë tendencë të ndjehen shumë më mirë pas lindjes, kur simptomat kanë tendencë të zvogëlohen.
Ul rrezikun e kancerit të gjirit
Një nga efektet e dukshme pas shtatzanisë është laktacioni i cili mundëson ushqyerjen me gji për fëmijën.
Qelizat e gjirit pësojnë disa ndryshime gjatë periudhës së shtatëzanisë dhe si rezultat i laktacionit, që nga ana tjetër, i bëjnë këto qeliza shumë më rezistente nga shndërrimi në qeliza kanceroze. /Gazeta Shneta/