Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një vonesë 2-minutëshe e prerjes së kërthizës, mund t’i shkaktojë dëm bebes

Këshilla për shtatzëna 09/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkencëtarët nga Universiteti i Grenadës dhe Spitalit Klinik në San Cecilieo kanë konkluduar se vonesa 2-minutëshe e prerjes së kërthizës tek bebet, mund të ndikojë në zhvillimin e të posalindurve. Studimi është botuara në revistën prestigjioze “Pediatrics”.

Kjo punë multidisiplinare tregon se koha e prerjes së kërthizës (e quajtur gjithashtu edhe këputja e kërthizës apo umbilical cord clampling) ndikon në rezistencën ndaj stresit oksidativ tek të sapolindurit.

Për këtë hulumtim, shkencëtarët kanë punuar me një grup prej 64 femrave shtatzëna të shëndetshme që kishin shkuar për të lindur në Spitalin Klinik San Cecilio në Grënada.

Ato të gjitha kishin shtatzëni normale dhe lindje spontane vagjinale. Gjysmës së të sapolindurve u ishte prerë kërthiza 10 sekonda pas lindjes, ndërsa gjysmës tjetër u ishte prerë pas dy minutash.

Rezultatet e këtij hulumtimi sugjerojnë se ka efekte të dobishme në këputjen e vonshme të kërthizës: kishte një rritje në kapacitetin antioksidant të të porsalindurve të pjekur dhe kishte moderim të efekteve inflamatore në rastin e lindjes së indukuar.

Sipas drejtuesit të këtij projekti, profesorit Julio José Ochoa Herrera nga Universiteti i Grënadës, këputja e kërthizës është një nga ndërhyrjet më të shpeshta kirurgjike të praktikuara në njerëz, dhe ne kemi pasur prova për praktika të tilla për shekuj me radhë.

Megjithatë, koha e duhur e këputjes është e diskutueshme, dhe ajo përfshin ndryshime të rëndësishme si për nënën ashtu edhe për të porsalindurin.

Ky hulumtim i udhëhequr nga Universiteti i Grënadës e krahason për herë të parë ndikimin e momentit të këputjes në stresin oksidativ dhe sinjalin inflamator të prodhuar gjatë lindjes si tek nëna ashtu edhe tek të porsalindurit.

“Studimi ynë tregon se këputja e vonshme e kërthizës e ka një efekt pozitiv mbi kapacitetin antioksidues dhe e zvogëlon sinjalin inflamator të shkaktuar gjatë shtatzënisë, gjë që mund ta përmirësojë zhvillimin e të porsalindurve gjatë ditëve të tyre të para të jetës”, konkludoi Ochoa. /Telegrafi/

Artikulli paraprak3 gjëra që çdo femër duhet t’i dijë në lidhje me fertilitetin e saj
Artikulli i rradhës Mjekët: Kjo është sëmundja që po ia merr jetën femrave mbi moshën 30-vjeçare

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.