Njihuni me Kung fu gjyshen (Video)

2017-02-24 në ora 10:54

Gruaja 94-vjeçare Zhang Hexian i bën të gjitha punët vet.

Ajo nuk ka nevojë për ndihmën e askujt, thotë djali i saj Feng Cuanyin, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.

Ajo jeton në një zonë rurale në Zhejiang. Ajo del në mal për të mbledhur dru për ndezjen e furrës për të përgatitur ushqim.

“Njëherë kanë qenë dy djem të këqij. Kunf fu më bëri që t’i mposht ata dhe tani janë djem të mirë”, thotë 94-vjeçarja.

Ajo tregon se arti marcial ia mundëson që të jetë aktive dhe e shëndetshme.

Zyrtarët e Partisë Komuniste nuk e kanë lënë të flas për besimin e krishterë në këtë storie.

Ajo nuk i lë nipërit e mbesat të luajnë me telefon dhe i këshillon që të mësojnë Kung fu. /Gazeta Shneta/