Në mbarë botën, një numër i konsiderueshëm i fëmijëve janë duke u përballur me diabetin e tipit 1.
Vetëm në Shtetet e Bashkuara ka pasur një rritje prej 1.9 për qind të rasteve të reja të diabetit të tipit 1, në periudhën e vitit 2002 dhe 2015, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU
Mirëpo, sipas një studimi është gjetur se gjidhënia, qëndrimi larg glutenit deri në gjashtë muajt e parë të lindjes mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit të tipit 1.
Të dhënat e këtij studimi u publikuan në revistën EBioMedicine.
Studiuesit ekzaminuan 5,935 artikuj të botuar në revistën mjekësore deri në tetor 2020.
Ata identifikuan 96 studime përkatëse, të cilat dhanë rezultate mbi dietën dhe rrezikun e diabetit të tipit 1 tek fëmijët.
Në total, u vlerësuan 26 faktorë dietik, duke përfshirë ushqyerjen me gji, mosha e prezantimit të ushqimeve të reja dhe dietën e fëmijëve.
Hulumtimi, gjithashtu zbuloi një lidhje midis periudhave më të gjata të gjidhënies dhe prezantimit të mëvonshëm të glutenit.
Foshnjet që ushqeheshin me gji për të paktën gjashtë deri në 12 muaj kishin një rrezik 61% më të ulët të zhvillimit të diabetit të tipit 1 sesa foshnjat e tjera.
Dhe foshnjat që u njohën me glutenin në moshën tre deri në gjashtë muaj kishin 64% më pak të ngjarë të zhvillonin diabetin e tipit 1 sesa ata që u njohën me glutenin më herët.
“Gjetjet tona mbështesin që ushqyerja më e gjatë me gji dhe prezantimi i vonshëm me glutenin, qumështin e lopës dhe frutat mund të ulin rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 1”, thotë Lampousi./Gazeta Shneta/