Kur bëhet fjalë për aktivitetet sportive, noti është një nga zgjidhjet e duhura dhe të dobishme për gratë shtatzëna.Ai sjell një numër benefitesh në shëndetin e grave shtatzëna.
Noti aktivizon muskujt tuaj, dhe meqenëse trupi juaj është i lirë gjersa notoni, konsiderohet se është i sigurt dhe mund të praktikoni atë gjatë shtatzënisë suaj shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Sipas Dr.Lucky Sekthon, gjinekolog, “noti është një sport me një ndikim të ulët ku nuk ka rrezik nga një rënie ose dëmtim me ndikim të lartë”.
Kur noti nuk konsiderohet më i sigurt?
Ka disa çështje që duhet t’i dini.
Dr.Sekthon nuk rekomandon zhytjen në ujë të nxehtë apo vaskat e nxehta.Kjo pasi nxehtësia mund të shkaktojë komplikime gjatë shtatzënisë, e veçanërisht në tremujorin e parë.
Meqenëse, noti konsiderohet një sport i sigurt për të praktikuar e sidomos gjatë stinës së verës, rekomandohet që të konsultoheni me mjekun tuaj paraprakisht.
Benefitet që sjell noti janë:
-Lehtëson të vjellat;
-Freskon trupin tuaj;
-Përmirëson qarkullimin e gjakut;
-Lehtëson ënjtjen;
-Forcon muskujt thelbësor të barkut;
-Lehtëson dhimbjet e shpinës;
-Përmirëson shëndetin kardiovaskular./GazetaShneta/