Placenta accreta është një komplikim gjatë shtatzënisë, ku placenta mbetet brenda murit të mitrës. Kjo bëhet veçanërisht më e vështirë kur placenta nuk shkëputet sponatanisht pas lindjes dhe në vend të kësaj duhet të largohet nga mitra me anë të metodës kirurgjikale.
Si të gjitha komplikimet, edhe placenta accreta ka potencialin që të rezultojë në disa ndërlikime si për nënën ashtu edhe për fetusin shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Këto komplikime për fetusin mund të përfshijnë: lindje të parakohshme dhe gjendja e paqëndrueshmë në mitër.
Ndërsa, komplikimet që mund të sjell tek gruaja shtatzënisë janë:
-Hemorragjia: Gjakderdhja e rënë mund të ndodh kur gruaja shtatzënë ka placentë previa dhe/ose është në përpjekje për të hequr placentën e cila ndodhet brenda mitrës.
-Lindja cezariane: Në mënyrë tipike, kur placenta accreta diagnostifikohet, profesionistët shëndetësor rekomandojnë lindjen cezariane.
-Dëmtimi i legenit: Në disa raste të rënda të placentës accreta, placenta rritet përmes mureve të mitrës dhe mund të dëmtojë organet e afërta, duke përfshirë fshikëzëm, zorrët, veshkat dhe mëlcinë gjatë shtatzënisë. /Gazeta Shneta/