Ne të gjithë mund të pajtohemi se mushkonjat janë një nga insektet më të bezdisshme të njerëzimit! Përveç që janë të afta të thithin gjakun, ato e kanë aftësinë gjithashtu t’iu pickojnë përmes rrobave, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa shumica e njerëzve përdorin sprej dhe produkte të tjera kundër insekteve, e vërteta është se ato janë të mbushura me kimikate dhe toksina që shkakojnë më shumë dëm sesa dobi.
Lajmi i mirë është se ka një recetë me përbërës natyral që mund të sprapsin mushkonjat në mënyrë efektive dhe krejtësisht natyrale.
Kjo recetë është shumë e lehtë për t’u përgatitur, mjafton të ndiqni këto hapa:
Përbërësit:
30 pika të përzjerjes së vajit esencial limon-eukalipt
112 gram vodka
1 lugë çaji ekstrakt vanilje
Udhëzimet::
Thjesht përzieni të gjithë përbërësit e mësipërm në një shishe të sprejit dhe përdorni sipas nevojës. Vini re se formula zgjat deri në 4 orë, prandaj sigurohuni që ta ri-aplikoni rregullisht./Gazeta Shneta/