Një bebe që ka lindur me sasi të mëdha flokësh është bërë hit në internet, duke e bërë të pëlqehet nga të gjithë përdoruesit.
Nëna e foshnjës, Keilly Wilson, 33-vjeçe, u shokua pasi pa djalin e saj me flokë të zeza duke dalë nga barku i saj, transmeton Gazeta Shneta.
“Nuk mund ta besoja. E shihja dhe thoja : Çfarë nuk shkon me kokën e tij, ngase flokët që kishte i ishin të ngjitura dhe me ngjyrë të zezë dhe të thekuar. Kur e lava pashë sa të gjata dhe të shpesha ishin. Ishte shokuese për mua!”, theksoi nëna e vogëlushit./Gazeta Shneta/