Obeziteti mund të ndikojë negativisht në funksionin e veshkave te individët me diabet të tipit 2, veçanërisht te gratë, sipas një studimi të ri të botuar në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism.
Nefropatia diabetike, ose përkeqësimi i funksionit të veshkave tek njerëzit me diabet, shkaktohet nga presioni i lartë i gjakut dhe sheqeri i lartë në gjak, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Përafërsisht një në tre të rritur me diabet ka sëmundje kronike të veshkave dhe sëmundjet e veshkave janë shkaku i nëntë kryesor i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara. Ndër të tjera, me kalimin e kohës, sëmundja e veshkave mund të kalon në fazën përfundimtare ku shpesh është e nevojshme transplantimi i veshkave për të qëndruar gjallë.
“Hulumtimi ynë nxjerr në pah se si obeziteti kontribuon në incidencën dhe përparimin e nefropatisë diabetike te njerëzit me diabet të tipit 2, veçanërisht për gratë,” tha Dr. Zhi-Hong Liu, nga Spitali Jinling, Kinë.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Studiuesit analizuan të dhënat e indeksit të masës trupore nga 158,284 të rritur të Azisë Lindore nga projekti BioBank Japan. Provat gjenetike treguan se nivelet më të larta të indeksit të masës trupore u shoqëruan me një rrezik në rritje të sëmundjes diabetike të veshkave dhe ulje të nivelit të filtrimit të veshkave në 3,972 njerëz me diabet të tipit 2.
Indeksi i masës trupore nuk ishte i lidhur për shkak të niveleve të rritura të proteinave në urinë. Gratë me obezitet dhe diabet të tipit 2 kishin një rrezik më të madh të sëmundjes së veshkave diabetike sesa burrat.
“Individët me diabet dhe obezitet duhet të kontrollojnë veshkat e tyre më shpesh pasi janë në rrezik të lartë, dhe ndërsa sëmundja kronike e veshkave nuk ka shërim, zbulimi i hershëm dhe trajtimi i obezitetit mund të ngadalësojnë përparimin në fazën përfundimtare të sëmundjes së veshkave”, tha Dr. Liu. /Gazeta Shneta/