Në një konferencë shtypi, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri thirrje për një kontroll të dozës përforcuese për njerëzit e shëndetshëm në vendet e pasura.
Ai shpjegoi se doza të tepërta duhet t’u sigurohen vendeve më pak të pasura ku vaksinat janë në mungesë shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
“Unë nuk do të qëndroj i heshtur kur kompanitë dhe vendet që kontrollojnë furnizimin global të vaksinave mendojnë se të varfërit e botës duhet të jenë të kënaqur me mbetjet. Për shkak se prodhuesit i kanë dhënë përparësi ose janë detyruar ligjërisht të përmbushin marrëveshjet dypalëshe me vendet e pasura, të gatshme të paguajnë dollarin më të lartë, vendet me të ardhura të ulëta janë privuar nga mjetet për të mbrojtur njerëzit e tyre.”
Dr. Tedros mbështet dozat përforcuese për grupet e ndjeshme, por “nuk dëshiron të shohë përdorim të gjerë të tyre për njerëzit e shëndetshëm të cilët janë plotësisht të vaksinuar”. /Gazeta Shneta/