Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH-ja: Rastet e tuberkulozit bien për herë të parë pas pandemisë

Jetë 14/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tuberkulozi, një nga infeksionet më vdekjeprurëse në botë, ka shënuar rënie globale për herë të parë që prej periudhës së pandemisë.

Sipas një raporti i mbështetur në të dhënat e reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), rastet e diagnostikuara të tuberkulozit kanë rënë me rreth 2% nga viti 2023 në 2024, ndërsa vdekshmëria ka pësuar një ulje prej 3%, shkruan Returs, transmeton Gazeta Shneta.

Ekspertët e OBSh-së e përshëndesin këtë si një sinjal pozitiv që tregon se sistemet shëndetësore po rikuperohen dhe shërbimet e diagnostikimit e trajtimit po përmirësohen.

Megjithatë, ata paralajmërojnë se përparimi është ende shumë larg objektivave globale për vitin 2030.

Raporti thekson se në vitin 2024, 1.23 milionë njerëz humbën jetën nga tuberkulozi një shifër ende alarmante, pavarësisht uljes krahasuar me vitet e mëparshme. OBSh-ja thekson se tuberkulozi mbetet sëmundja infektive me numrin më të madh të vdekjeve pas COVID-19.

Një tjetër problem madhor mbetet financimi: vetëm 5.9 miliardë dollarë u siguruan për luftën kundër tuberkulozit në vitin 2024, shumë larg objektivit prej 22 miliardë dollarësh të parashikuar për vitin 2027. Pa rritje të investimeve, rrezikohet të prapësohen arritjet e bëra. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRregull i ri amerikan: Gjendja shëndetësore mund të ndalojë vizën
Artikulli i rradhës Shenjat që gjatë shtatzënisë mund të tregojnë rrezikun për depresion pas lindjes

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.