Oda e Infermierëve të Kosovës ka marr vendim për shtrenjtimin e çmimit të rilicencimit për infermierët nga 60 në 100 euro.
Ky vendim është marr nga Këshilli Drejtues i OIK-ut në mbledhjen e 13 marsit të vitit të kaluar, por i njëjti kishte kaluar në heshtje duke mos u publikuar deri në mbajtjen e kuvendit para një jave, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta ka siguruar një kopje të raportit të punës së OIK-ut i cili është prezantuar në kuvend. Në këtë raport është bërë një përmbledhje e mbledhjeve të Këshillit Drejtues ku janë cekur vetëm titujt e vendimeve, por nuk ka edhe detaje tjera.
Në mbledhjen e datës 13 mars 2019 Këshilli Drejtues i OIK-ut kishte marr disa vendime, ndër të tjera edhe për shtrenjtimin e çmimit për rilicencimin e infermierëve nga 60 në 100 euro.
“Vendim për ndryshim të tarifës për pagesë të provimit të rilicencës nga 60 në 100 euro”, thuhet në raport. Kujtojmë se rroga e infermierëve varion nga 300 deri në 450 euro, varësisht nga vendi i punës dhe pagesat për rrezikshmëri.
Krahas këtij shtrenjtimi të rilicencimit, është marr vendim edhe për vazhdimin e qirasë për zyret e OIK-ut për periudhë 1-vjecare.
“Vendim për vazhdimin e kontratës së qirasë për zyret e OIK-ut për periudhë 1 vjeçare”, thuhet në raport. Për qiranë OIK paguan afër 19 mijë euro në vit, duke përfshirë edhe tatimet për qira. Kjo është bërë e ditur në fund të raportit ku janë paraqitur tabelat e shpenzimeve të buxhetit për vitin 2019. /Gazeta Shneta/