Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OJQ-të kërkojnë nga Qeveria që t’i shkarkoj të gjithë anëtarët e OSHP-së që votuan për insulinat

Lajme 10/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
OSHP
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata të Shoqërisë Civile kanë kërkuar që të shkarkohen të gjithë anëtarët e Organit Shqyrtues të Prokurorimit (OSHP) që kanë votuan pro importimit të insulinave pa Autorizim Marketingu.

Nëpërmjet një komunikate, Demokraci Plus, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Iniciativa për Progres, Instituti Demokratik i Kosovës, Instituti i Kosovës për Demokraci dhe Lëvizja Fol, thanë të mërkurën se anëtarët që votuan duhet të shkarkohen, pos anëtares së OSHP-së, Kimete Berishës, pasi shkarkimi i vetëm Berishës, është diskriminues dhe selektiv.

“Roli i Kimete Gashit, sipas procedurës, si kryetare e paneleve shqyrtuese, në rastin e shqyrtimit të tenderit për insulina, është administrativ, bazuar në rregulloren e OSHP-së. Respektivisht, pasojat e vendimeve të nxjerra nga panelet e kryesuara nga ajo, nuk mund t’i faturohen vetëm asaj duke pas parasysh se vendimmarrja në këto shqyrtime është kolegjiale. Rrjedhimisht, të gjithë anëtarët e paneleve shqyrtuese, që kanë votuar njëjtë si Kimete Gashi, duhet të propozohen për shkarkim, dhe ndaj të njëjtëve duhet të kërkohet llogaridhënie institucionale dhe jo të amnistohen”, thuhet në komunikatë.

OJQ-të thanë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të aplikojë qasje selektive ndaj anëtarëve të OSHP-së.

“Andaj, OJQ-të e poshtëshënuara kërkojnë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të mos aplikojë qasje selektive ndaj anëtarëve të OSHP-së, të plotësojë/ndryshojë vendimin për propozimin për shkarkim edhe me anëtarët e tjerë të OSHP-së që përmes votimit të tyre kanë mundësuar që në Kosovë të importohen insulina pa autorizim-marketing”, thuhet tutje.

Artikulli paraprakÇfarë ndodh me trupin tuaj kur e mbani urinimin për një kohë të gjatë, sipas mjekëve
Artikulli i rradhës Alergjia nga lateksi, profesionistët shëndetësor më të rrezikuarit nga kjo dukuri

Ju sugjerojmë

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë, tre persona pësojnë lëndime

18/06/2026 Lajme

Tragjedi në Gjermani, njëvjeçarja vdes pasi mbeti për orë të tëra e mbyllur në makinë

18/06/2026 Lajme

Rinumërohen 133 vendvotime, mbesin vetëm edhe nëntë

18/06/2026 Lajme

Irlanda heq pengesën e debatueshme për abortin: Parlamenti voton për shfuqizimin e pritjes treditore

18/06/2026 Lajme

Kanadaja drejt ndalimit të përhershëm të eutanazisë për personat me çrregullime mendore

18/06/2026 Lajme

Parlamenti Evropian i shqetësuar për nivelin e korrupsionit në Kosovë

18/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.