Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Irlanda heq pengesën e debatueshme për abortin: Parlamenti voton për shfuqizimin e pritjes treditore

Lajme 18/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Parlamenti i Irlandës ka votuar për heqjen e periudhës së detyrueshme treditore të pritjes për gratë që kërkojnë abort gjatë fazave të hershme të shtatzënisë. Mbështetësit e ndryshimit e cilësuan rregullin si një pengesë të panevojshme në qasjen ndaj kujdesit shëndetësor, ndërsa kundërshtarët argumentuan se ai përbënte një garanci të rëndësishme për marrjen e një vendimi të menduar mirë.

Sipas burimit The Guardian, projektligji u miratua në Dáil, dhoma e ulët e parlamentit irlandez, me 86 vota pro dhe 70 kundër. Tashmë ky projektligj do t’i nënshtrohet shqyrtimit në komisionet parlamentare përpara se të bëhet ligj, gjë që mund të ndodhë gjatë këtij ose vitit të ardhshëm, transmeton Gazeta Shneta.

Aktualisht, gratë që kërkojnë abort deri në javën e 12-të të shtatzënisë duhet të presin të paktën tre ditë ndërmjet konsultës së parë mjekësore dhe marrjes së medikamenteve të nevojshme. Ky kusht ishte përfshirë në legjislacionin e vitit 2018, kur Irlanda mbajti referendumin historik që hoqi ndalimin kushtetues të abortit.

Udhëheqësja e partisë opozitare ‘Sinn Féin’, Mary Lou McDonald, e cila sponsorizoi projektligjin, deklaroi se gratë, profesionistët e shëndetësisë dhe aktivistët kishin kërkuar prej kohësh heqjen e kësaj pengese.

Mbështetësit argumentojnë se gratë janë të afta të marrin vetë vendime të përgjegjshme pa pasur nevojë për një periudhë të detyrueshme reflektimi. Sipas tyre, pritja treditore nënkupton gabimisht se gratë nuk e kanë menduar mjaftueshëm një vendim kaq të rëndësishëm.

Nga ana tjetër, kundërshtarët theksojnë se masa ishte miratuar në frymën e referendumit të vitit 2018 dhe u jepte grave kohë shtesë për të reflektuar. Ata i referohen të dhënave zyrtare sipas të cilave, ndërmjet viteve 2019 dhe 2024, rreth 10.400 gra nuk u kthyen për konsultën e dytë pas përfundimit të periudhës së pritjes, duke argumentuar se ky interval ndikoi në rishqyrtimin e vendimit të tyre.

Votimi shënon një tjetër etapë në evoluimin e politikave të Irlandës për të drejtat riprodhuese, një fushë që ka pësuar ndryshime të mëdha që nga referendumi historik i vitit 2018. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVaksina HPV e ul pothuajse në zero rrezikun e vdekjes nga kanceri i qafës së mitrës para moshës 30-vjeçe
Artikulli i rradhës Shtatzënia dhe çrregullimet e të ngrënit: Beteja e fshehtë që shumë gra e përjetojnë në heshtje

Ju sugjerojmë

Tragjedi në Gjermani, njëvjeçarja vdes pasi mbeti për orë të tëra e mbyllur në makinë

18/06/2026 Lajme

Rinumërohen 133 vendvotime, mbesin vetëm edhe nëntë

18/06/2026 Lajme

Kanadaja drejt ndalimit të përhershëm të eutanazisë për personat me çrregullime mendore

18/06/2026 Lajme

Parlamenti Evropian i shqetësuar për nivelin e korrupsionit në Kosovë

18/06/2026 Lajme

Pacientët në Britani përballen me mungesa rekord barnash

18/06/2026 Lajme

Reparti i Internos në Spitalin e Mitrovicës rinovohet, pritet funksionalizimi i plotë

18/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.