Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Operacioni cezarian, nuk është lindja më e vështirë për nënën

Këshilla për shtatzëna 29/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deri më tani keni menduar gabim. Lindja cezariane nuk është më e vështira për nënën. Kjo formë e lindjes nuk mund të konsiderohet si më e dhimbshmja pasi gruaja gjatë operacionit nuk ndien asnjë dhimbje për shkak të anestezisë.

Po nga ana psikologjike?

Edhe nga ana psikologjike gruaja nuk duhet të ndihet aspak pasive, duke qënë se nuk po e sjell në jetë fëmijën nëpërmjet forcave të saj. Megjithatë edhe në këtë rast ndjenjat e ankthit janë tepër të forta. Kjo ndodh pasi ana psikologjike e gruas ndikon negativisht në perceptimin e dhimbjes. Duke qënë se ajo e kishte menduar ndryshe lindjen, pra të ishte aktive gjatë saj, pasiviteti do ta bëjë që të ndihet keq, pra si e “mundur” nga trupi i saj.

Çfarë ndodh me trurin e një gruaje që ka menduar të bëjë lindje normale?

Një zë i brendshëm i thërret se nuk ja doli ta bënte vetë lindjen normale! Në këtë pikë, në mënyrë koshiente apo jo, gruaja e ndien veten e saj të “dështuar”, për të ky është dështimi i parë në jetën e saj si nënë! Kjo do të mjaftonte që dhimbja të ishte e madhe dhe stresi në nivelet maksimale.

Tashmë të gjithë e dimë se gjendja e keqe mendore ndikon tepër negativisht në prodhimin e serotoninës, duke aktivizuar në maksimum receptorët e dhimbjes. Përvec kësaj trupi nuk ka aktivizuar sekretimin e kortizolit, gjë që ndodh në fund të shtatëzanisë për të përballuar më mirë ardhjen e kontraksioneve, kjo e shpjegon edhe faktin se kontraksionet e stimuluara perceptohen si më të dhimbshme.

Lindja e stimuluar

Medikamenti që përdoret në këtë rast do të ndikojë edhe në progresin e daljes së kokës së bebit, gjë e cila do të kërkojë nxjerrjen me anën e ventozës (thithje) ose praktikimin e epiziotomisë, praktika tepër të vështira qoftë në aspektin fizik apo psikologjik. Edhe në këtë rast gruaja do të ndihet në ankth nëse gjithçka do të shkojë mirë, njëkohësisht edhe një ndjenjë dështimi.

Si përfundim?

Lindja më e dhimbshme është ajo për të cilën nuk ishim të përgatitura të përballonim. Është lindja që nuk dëshironim të bënim! Ajo që na zhgënjen na shkakton dhimbje në aspektin psikologjik dhe fizik. Si ta evitojmë? Duke u ndërgjegjësuar më tepër në lidhje me veten tonë, me pikat tona të dobëta, por njëkohësisht edhe me forcat tona! /pernenat

Artikulli paraprakMamia Razije Musa kritikon ashpër nënat për këtë veprim me bebet e tyre
Artikulli i rradhës Komplikimet që ndodhin nëse ju shfaqet anemia gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.