Operacioni më i rrezikshëm, ndan 10 muajshen nga binjakja parazite (Foto)

2017-03-23 në ora 08:04

Domenika , është vogëlushja 10 muajshe nga Fildishtë që gjendet në Oqeanin Atlantik, ndërkaq ajo iu është nënshtruar një operacioni tejet të rrezikshëm, transmeton Gazeta Shneta.

Vogëlushja ka lindur me një binjake ‘parazite’ e cila nuk është zhvilluar por ka mbetur e ngjitur në belin e Domenikës.

Pas shpërndarjes së fotografisë së saj në Facebook, për të cilën bënë apel për ndihmë, për t’iu nënshtruar këtij operacioni, mision i cili merret me shërimin e fëmijëve, vendosi ta marrë përsipër që t’i ndihmojë vogëlushes.

Ata i bënë transportin, dhe të gjitha gjërat tjera falas.

Domenika kishte një binjake po ajo kurrë nuk është zhvilluar, as sa ishte në barkun e nënës. Binjakja tjetër ka mbetur e varur në trupin e Domenikës.

Këto raste të binjakëve parazit janë shumë të rralla, madje nuk janë të njohura as për shumicën e mjekëve.

Para se të futej në operacion, Domenikës së vogël iu desh të pres me orë të tëra për t’i kaluar disa teste dhe për tu përgatitur. Mjekët ishin befasuar më këtë rast, madje thonin se Domenika po e përballonte shumë mirë, me një buzëqeshje aq të ëmbël në fytyrën e saj të vogël, ndërkaq po i futej një operacioni tejet të rrezikshëm.

Operacionin e saj e kreu doktor John Ruge, i cili mori një ekip prej pesë kirurgëve më të njohur, dhe më shumë se 50 mjek, të cilët gjatë operacionit ia larguan gjymtyrët e tepërta.

Operacioni ka kaluar me sukses, vogëlushja tani peshon disa gramë më pak, madje duket qartë që ndihet më mirë.

Vetëm pesë ditë pas operacionit, Domenika u lëshua nga spitali me buzëqeshjen më të mirë që mund të kenë parë mjekët në atë vend. /Gazeta Shneta/