Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka marrë vendim që të premten në të gjitha shkollat e kryeqytetit, ora e parë e mësimit të jetë sensibilizuese kundër dhunës në baza gjinore.
Në vendimin e lëshuar nga kjo drejtori, thuhet se kjo vjen pas rasteve të fundit të vrasjeve të grave në Kosovë.
“Kjo orë mësimore do t’i shërbejë sensibilizimit të nxënësve në frymën e respektimit të rolit të vajzave dhe grave në familje e shoqëri, si dhe parandalimin dhe ndaljen e dhunës ndaj tyre”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, nënkryetarja e Kryeqytetit, njëherësh Drejtoreshë e Arsimit, Jehona Lushaku Sadriu do të jetë ligjërojë për këtë temë në orën e parë të mësimit në një nga klasat e Gjimnazit “Sami Frashëri”.