Hotel Garden në Prishtinë në datat 24 dhe 25 janar do të mirëpres ngjarjen më të madhe kardiake për këtë vit, ‘Cardiac Days 2018’.
Ky kurs i tipit ‘workshop’ do të mbledh kardiologë, specializantë dhe mjekë që duan të ndjekin drejtimin e kardiologjisë dhe kardio-kirurgjisë.
Kjo ngjarje për herë të parë në Kosovë sjell simulatorin unik të prodhuesit Medtronic, për të simuluar operimet kardio-kirurgjike në prezencë të ekspertëve të aplikimit.
Ligjërues dhe demonstruar në këtë ngjarje do të jenë profesorët më eminentë shqiptarë, përfshirë Prof. Dr. Omer Dzemali, një nga kokat më të shquara të kardio-kirurgjisë në Zvicër.
Pastaj do të jetë Dr. Florim Cuculi, edhe ai nga Zvicra, bashkë me dy vëllezërit Besnik dhe Arben Kojcici, tashmë të dëshmuar me punën e tyre në Kosovë.
Për diagnositën kardiake prenatale dhe postnatale do të ligjërojë eksperti nga Klinika e Pediatrisë, Prof. Dr. Ramush Bejiqi.
Pjesë e kursit janë edhe profesorët nga Polonia, Jaroslaë Kasprzak dhe Piotr Lipiec, ndërsa nga Kroacia vjen Dr. Sci. Bozidar Ferek-Petric.
Në këtë kurs do të demonstrohen edhe me pajisjet e teknologjisë së fundit ultrasonografike nga VIVID. Organizator i kursit është kompania Yess Pharma. /Gazeta Shneta/