Nënat që ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri për gjashtë muaj apo më shumë, përgjysmojnë gjasat që të preken nga një sëmundje që është shumë e përhapur edhe në vendin tonë.
Ky është diabeti i tipit 2. Kështu është thënë në një studim madhor të realizuar së fundmi.
Gjetjet e këtij studimi, që zgjati 30 vjet, tregojnë që sa më gjatë që nënat kanë ushqyer fëmijët përmes gjidhënies aq më shumë janë ulur gjasat që të preken nga diabeti i tipit 2.
Gjidhënia është lidhur me shumë përfitime si për nënat ashtu edhe për fëmijët, duke përfshirë këtu uljen e rrezikut për kancer të mitrës, sëmundje të zemrës tek nënat si dhe zhvillim më të mirë të trurit e shkallë më të ulët të obezitetit tek fëmijët. / Gazeta Shneta