“Seksi gjatë shtatzënisë është i mirë për trupin tuaj, pamjen e trupit, ritmin e zemrës dhe marrëdhënien tuaj”, thotë edukatori i seksit dhe autori i librit “bestseller”, Lou Paget, libri i cili fuqizon me dije gratë në lidhje me dhomën e gjumit gjerë.
Sidoqoftë, më poshtë faqja Parents ka përgatitur katër arsyet përse orgazmat gjatë shtatzënisë ndikojnë pozitivisht tek ju.
Orgazmat tuaja mund të jenë më të gjata
“Kam dëgjuar kaq shumë gra që thonë se dëshirojnë që të mund të përsërisnin sërish orgazmën e shtatzënisë.”, thotë Paget.
Disa gra përjetojnë shumë orgazma për herë të parë. Ndjesitë e tyre mund të rriten për shkak se zonat gjenitale dhe të legenit janë të përfshira me gjak, duke intensifikuar të gjitha llojet e stimulimit.
Ua rregullon disponimin
Një studim në Gazetën Mjekësore Seksuale raporton se rreth 40 përqind e grave kanë vënë në pah se kanë nevojë më të shtuar për marrëdhënie seksuale gjatë shtatzënisë sesa para saj. Krejt kjo ndodhë si shkak i rritjes së hormoneve seksuale – progesteronit dhe estrogjenit (dhe madje edhe testosteronit, gjatë tremujorit të dytë). Natyrisht, edhe hormonet e kënaqësisë janë më të mëdha, për këtë arsye mund të jetë shkak i disponimit të lartë.
E lironi stresin
“Orgazmat veprojnë si nxitëse të hormonit adrenalinë, që sjell një çlirim të madh të stresit.”, thotë Ari Brown, MD, një pediatër dhe autor i librës “Expecting 411”. Studimet tregojnë se marrëdhënia seksuale mund të ndihmojë në stabilizimin e shtypjes së gjakut, duke ju bërë të ndiheni më të qetë, që nënkupton se redukton edhe rrezikun e sulmit në zemër.
Një përfitim më i madh, sipas Loralei Thornburg, MD, asistent profesoreshë e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë dhe një specialistet në Mjekësinë Fetale të Nënës në Universitetin e Qendrës Mjekësore të Rochester është se seksi mund të jetë aq relaksues, sa që mund t’iu ndihmojë edhe me gjumin.
E ruani intimitetin në lidhje
“Nga një pikëpamje martesore, gjithmonë është e mirë të lidheni me bashkëshortin tuaj në mënyrat më intime”, thotë Dr. Brown, dhe kjo jo vetëm që e kthen ndjenjën e normalitetit në një fazë tjetër të trazuar të jetës suaj, por literalisht, kimikisht, ju sjell më afër, në sajë të lirimit të oksitocinës, të hormonit të ashtuquajtur edhe si “hormoni lidhës”.
Studimet kanë zbuluar se oksitocina nxit lidhjen emocionale dhe na bën më simpatik, mbështetës dhe më të besueshëm, rrjedhimisht funksionon në të gjitha blloqet ndërtuese të një marrëdhënieje të qëndrueshme./Gazeta Shneta/