Pacientët po vdesin në korridoret e spitalit

2018-01-12 në ora 18:05

Pacientët po vdesin në korridoret e spitalit të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS) gjatë krizës dimërore, pasi që ky spital është i pa financuar dhe me numër të vogël të personelit, kanë paralajmëruar mjekët Theresa May-n.

Njësitë A&E janë nën presion aq të lartë, sa që pacientët po rrezikohen seriozisht nga dëmtimi i marrjes së kujdesit së dobët, thanë specialistët në mjekësinë emergjente nga 68 spitalet në një letër alarmi ndaj kryeministres së Britanisë së Madhe, transmeton Gazeta Shneta.

Në javët e fundit, pacientët e disa spitaleve në Britani të Madhe kanë shfaqur shenja “vdekje premature”, thuhet më tutje në letër.

Mjekët, konsulentët që punojnë ose drejtojnë njësitë e A & E në Angli dhe Uells, kanë shkruar letër drejt May për të nxjerrë në pah shqetësimet serioze që kanë për sigurinë e pacientëve.

Sipas tyre, ky nivel i tanishëm i kompromisit për sigurinë është herë pas here i patolerueshëm, pavarësisht nga përpjekjet më të mira të stafit./Gazeta Shneta/