Jo rrallë herë ndodhë që pakujdesia e prindërve të cilët vozisin makinën përderisa me vete kanë fëmijët, të jetë fatale për ta.
Një rast i cili mund të rrezikonte një fëmijë në mënyrë të tillë ishte dje tek ‘’Lagja e Spitalit’’ në Prishtinë ku në një makinë luksoze e cila kishte tabela të huaja, kishte vënë kokën jashtë dritares, një fëmijë i moshës hiq më shumë se 4-vjeç .
Nëna e tij e cila si duket ka qenë e vetëdijshme për një gjë të tillë, as që mori mundin të reagonte, shkruan Pa Rrotlla.
Lidhur me këtë veprim, gazetari Milaim Zeka ka shprehur shqetësimin e tij, duke treguar edhe një rast të vitit të kaluar, kur një familje shqiptare nga Gjermania kishte humbur fatalisht fëmijën e tyre dy vjeç, duke vozitur nëpër autostradë.
‘’Krejte ne fund, po ju tregoje, qe nje familje nga Gjermania, para nje viti, duke ardhur ne Kosove, kishin leshu muziken me za te larte, djali dy vjeç ju ka dale nga dera e makines, edhe ju ka vdeke ne autostrade. Tek mbas 20 minutave e kane vrejte qe djali nuk ashte brenda ne makine.
Prandaj kujdes, sepse kendohet nje kenge: prite punen pa u ba…’’, ka shkruar Milaim Zeka.