Shoqëria perëndimore duket se ka pasur botëkuptim të gabuar për lindjen natyrale, duke e konsideruar si të rrezikshme.
Ndonëse lindja natyrale ka rreziqet e saj, nuk është përpjekje e pamundur, shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
Nëna Mel, me profesion mami, bëri një kontroll në spitalin “John Hunter”, dhe vendosi që lindjen ta kryente në mënyrë natyrale.
Ajo kishte njohuri të mjaftueshme sa për të ditur se si do ta sillte fëmijën e saj në jetë.
Fotografja që e përcolli në këto momente të mrekullueshme, Kate Kennedy, tha se ka pasur raste kur gjithçka mund të ndalohej por kjo nuk ndodhi për shkak të mbështetjes së madhe të bashkëshortit të Melit. /Gazeta Shneta/