Laura Collins, një 33 vjeçare, shkoi bashkë me shoqëri dhe djalin e saj 5 vjeçar për pushime në Lanzarore, Meksikë, transmeton Gazeta Shneta.
Kur djali i saj kishte hyrë në ujë për tu larë, diçka e tmerrshme i kishte ndodhur, madje nëna e tij tha se kishe dëgjuar ulërima prej tij, që nuk i kishe dëgjuar kurrë më parë.
Në veshjet e larjes së djemve, nga brenda është edhe një rrjetë, që ndodh të jenë tek pothuajse të gjitha modelet e veshjeve të larjes për djem.
Kur arritën ta nxjerrin nga uji, një copë e rrjetës ishte shqyer, ndërkaq organi i tij gjenital ishte futur brenda dhe ishte irrituar. Dhimbjet e tij kanë qenë të tmerrshme, madje edhe kur tentuan t’ia hiqnin nuk arritën derisa ia prenë të gjithë pantallonat, pasi kishte djegie të mëdha.
Djalit të vogël, pas ca ditësh iu bënë dy flluska përreth organit gjenital, të mbushura me qelb.
Por, fatmirësisht, djali ka shpëtuar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Collins, ka një lutje për të gjitha nënat për djemtë e tyre, të kenë kujdes me veshjet e larjes për këtë verë, le t’i zgjedhin ato pa rrjeta. /Gazeta Shneta/