Kjo është sasia e qumështit që duhet të pijë një i posalindur

2017-03-25 në ora 12:40

Sa qumësht duhet të pijë një i porsalindur? Kjo është pyetja më e shpeshtë e nënave, pavarësisht mënyrës si ushqehet ai.

Cila është sasia e duhur e qumështit?

Vaktet e fëmijës varen nga mosha e tij, nga e cila varet sasia dhe frekuenca me të cilen duhet të pijë fëmija. Në përgjithësi fëmija nga muaji i 1 deri në atë të 3 pi mesatarisht njëherë në 3 orë, pra minimumi 8 herë nëse ushqehet me gji, dhe 6 nëse ushqehet me formulë. Rreth muajit të 4 fëmija fillon të pijë një herë në 3.5-4 orë.

Sa qumësht gjiri duhet të pijë fëmija?

Në këtë rast është e vështirë të matet sasia e qumështit që pi fëmija. Nëse ju rekomandojnë peshimin e fëmijës pas çdo pirje do t’ju këshillonim të mos e bënit, do të ishte tepër stresuese si për ju edhe për fëmijën. Ju mund të kontrolloni sa peshë merr fëmija juaj në javë, për të parë nëse ai ushqehet mjaftueshëm.

Sa qumësht formule duhet të pijë fëmija?

Për të llogaritur sa qumësht formule duhet të pijë fëmija duhet të pjestoni me 10 peshën në gr të fëmijës (per shembull kur pesha e femijes eshte 3.000 gr:10=300) dhe më pas ta mblidhni atë me 250 (300+250=550 ml). Kjo është sasia ditore e cila duhet të pihet në rreth 6 vakte në ditë (rreth 92 ml në vakt nëse ai pi 6).